Të shpallur në kërkim për drogë/ Arrestohen dy të rinjtë në Tiranë, njëri prej tyre do ekstradohet në Itali

Të shpallur në kërkim për drogë/ Arrestohen dy të rinjtë në Tiranë, njëri prej tyre do ekstradohet në Itali

Dy persona të shpallur në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve janë arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrjeta”. Sipas njoftimit të policisë, operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Forcën e Posaçme Operacionale. Njoftimi i policisë: Të dënuar me rreth 12 vjet burgim, për krime në fushën e narkotikëve, në Itali dhe në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas. Si rezultat i kërkimeve të bazuara dhe te puna policore operative, të kryera nga strukturat në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me synim lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, si dhe Forca e Posaçme Operacionale finalizuan...