Të akuzuar për trafik droge, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për dy vëllezërit

Të akuzuar për trafik droge, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për dy vëllezërit

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, këtë të mërkurë, 10 qershor, ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për vëllezërit A.H dhe K.H, duke konfirmuar vendimin e dhënë më herët nga Shkalla e Parë. Dy vëllezërit ndodhen në paraburgim që prej korrikut të vitit të kaluar, pas operacionit që çoi në goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, me aktivitet nga Amerika Latine drejt vendeve të Evropës. Sipas akuzës, dy vëllezërit, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë trafikuar gjatë vitit 2020 rreth 6 ton kokainë. Vlera e kësaj sasie në treg përllogaritet të ketë arritur në rreth 411 milionë euro. Kujtojmë se më 27 korrik të viti të...