Të akuzuar për kanosje për marrjen e pasurisë, ndalohen tre efektivë policie

Të akuzuar për kanosje për marrjen e pasurisë, ndalohen tre efektivë policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal ndaj tre shtetasve të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal. Masat e sigurimit të ekzekutuara janë si më poshtë: ▪ Glodian Gëzim Ahmetaj, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Drejtor në Drejtorinë Rajonale Elbasan-Korçë, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Paraqitja në Policinë Gjyqësore”. ▪ Devis Ramadan Ago, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Shef Sektori në Drejtorinë Rajonale Elbasan-Korçë, ndaj të cilit...