SYRI TV/ Përroi i Zaranikës ‘mbytet’ nga mbeturinat, ndotja shqetëson banorët që jetojnë në zonë
Përroi i Zaranikës në Elbasan vijon të jetë i mbushur me mbeturina, ndërsa banorët ankohen se, pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme, pastrimi kryhet shumë rrallë dhe ndotja po rrezikon shëndetin e tyre. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e përroit si edhe masa ndaj personave që hedhin mbetje në këtë zonë. SYRI TV Përroi i Zaranikës, i shtrirë në pjesën perëndimore të qytetit të Elbasanit, prej kohësh është kthyer në një zonë të mbizotëruar nga mbetjet dhe ndotja. Banorët e zonës shprehen se këtë shqetësim e kanë ngritur në mënyrë të përsëritur pranë institucioneve, e megjithatë pastrimi kryhet shumë rrallë. Sipas tyre, në muajt e nxehtë situata përkeqësohet ndjeshëm, pasi aroma e rëndë e mbetjeve pushton të gjithë zonën duke u bërë e padurueshme për...
Burimi:
syri.net