Syri Tv/ Dosja ‘Partizani’ – Balla ‘humb memorien’ para gjykatës, deklarata kontradiktore në gjyq
Taulant Balla është paraqitur sot në gjykatë për të dëshmuar në procesin gjyqësor të dosjes “Partizani”. Pas shmangies së pyetjeve të gazetarëve jashtë gjykatës me propagandë politike, Taulant Balla tentoi disa herë ndryshimin e dëshmisë, teksa pyetej nga Jamarbër Malltezi se si kishte siguruar dokumente personale që mbrohen me ligj dhe për një sërë çështjesh të tjera. Në disa raste, Balla i shmangej pyetjeve duke u shprehur se “nuk e mbante mend” apo “nuk e dinte”. Në ndihmë të Ballës për të mos iu përgjigjur disa pyetjeve, ku përfshihej edhe roli i Edi Ramës, i erdhën edhe prokurorët Enkelejda Millonaj dhe Arben Kraja. Pas përfundimit të seancës, Malltezi hodhi poshtë të gjitha pretendimet e Ballës dhe renditi 11 deklaratat e rreme që kreu i grupit...
Burimi:
syri.net