SYRI TV/ Banorët e Sukthit në protestë për rrugën: Prej 30 vitesh asnjë investim në zonë
Banorët e Sukthit dhe rrethinave të Durrësit kanë dalë në protestë për mungesën e investimeve në rrugët e zonës. Ata denoncojnë mungesën e sinjalistikës, ndriçimit dhe trotuareve, duke e quajtur “rruga e vdekjes”. Banorët akuzojnë bashkinë e Durrësit se nuk ka marrë asnjë masë për këtë aks rrugor, por vetëm bën propagandë dhe mashtrime elektorale. SYRI TV Në rrugët që lidhin fshatrat e qarkut të Durrësit, kryesisht zonat turistike, në zonën e Sukthit mungojnë shumë tabela sinjalizuese, mungon trotuari dhe ndriçimi në të gjithë segmentin rrugor. Banorët e Sukthit dhe rrethinave në qarkun e Durrësit janë ngritur në protestë mbrëmjen e së enjtes për mungesën e investimeve. Ata ngrenë shqetësimin për mungesën e sinjalistikës rrugore, ndriçimit dhe trotuareve, duke u bërë burim aksidentesh të rënda....
Burimi:
syri.net