SPAK zbërthen rrjetin e drogës me lidhje nga Shqipëria në Gjermani, Turqi dhe Amerikën e Jugut, arrestohet ‘koka’ e grupit kriminal

SPAK zbërthen rrjetin e drogës me lidhje nga Shqipëria në Gjermani, Turqi dhe Amerikën e Jugut, arrestohet ‘koka’ e grupit kriminal

Me urdhër të SPAK, është bërë i mundur arrestimi i Emiljan Burba, një prej krerëve të grupit kriminal që trafikoi rreth 2.4 ton drogë në vende të Evropës e Ekuador. Burba është bashkëpunëtor me anëtarët e fisit Rraja, rrjeti kriminal i të cilëve është goditur më herët nga SPAK. Njoftimi i SPAK Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)  ka njoftuar arrestimin e një shtetasi shqiptar, të identifikuar me inicialet, E.B, i dyshuar si drejtues i një prej grupeve të strukturuara kriminale, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Procedimi penal nr.9 i vitit 2024 është rregjistruar më 18.1.2024 për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe...