SPAK operacion me Francën kundër mashtrimeve kompjuterike, ndalohet një shqiptar

SPAK operacion me Francën kundër mashtrimeve kompjuterike, ndalohet një shqiptar

Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me autoritetet franceze kanë kryer kontrolle në një qendër thirrjesh në Tiranë dhe në katër banesa, më datë 22 prill, për veprën penale “Mashtrimi Kompjuterik”. Nga hetimet ka rezultuar se mashtrimi i qytetarëve francezë bëhej përmes investimeve fiktive në platformën “Universal Trade”. Viktimat kontaktoheshin nga persona me identitete të rreme, të cilët i bindnin të investonin në kriptomonedha përmes platformës online, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare. Deri tani, dëmi i dokumentuar për katër shtetas francezë arrin në 845,400 euro, ndërsa për nëntë të tjerë shkon në rreth 1.1 milionë euro. Hetimet kanë zbuluar se fondet e përfituara nga mashtrimi janë qarkulluar përmes portofoleve të kriptovalutave, të hapura nga disa shtetas, përfshirë edhe shqiptarë. Këta dyshohet se kanë shërbyer si...