SPAK jep detaje për arrestimin e Adi Çobës në Durrës: Operacioni në bashkëpunim me DIA-n e Barit, ja çfarë iu gjet gjatë prangosjes
Prokuroria e Posaçme ka reaguar me njoftim zyrtar për arrestimin në 1 korrik nga BKH në Durrës të Adi Çobës, personit të dyshuar si kreu i një organizate kriminale të trafikut të kokainës në Itali. Përmes njoftimit, SPAK ka bërë të ditur se gjatë arrestimit, Adi Çobës i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë me vete, me dy karikatorë si dhe katër dokumente të falsifikuara, mes të cilëve një kartë identiteti dhe patente italiane. Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua përmes një skuadre të përbashkët hetimore mes SPAK dhe Drejtorisë Antimafia të Barit. Ndërkohë pritet ekstradimi i tij drejt Italisë. SPAK njofton se u krye edhe sekuestrimi i pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të tij në Shqipëri e Itali, në vlerën e disa miliona eurove. Arrestimi i...
Burimi:
javanews.al