SPAK godet grupin e kokainës, lëshohen 10 masa arresti! Sekuestrohen prona me vlerë 150 milionë euro

SPAK godet grupin e kokainës, lëshohen 10 masa arresti! Sekuestrohen prona me vlerë 150 milionë euro

Prona me vlerë 150 milionë euro sekuestroi prokuroria e posaçme në një tjetër operacion kundër narkotrafikut. Paratë që për origjinë kishin shitjen e kokainës janë injektuar në ekonominë shqiptare, kryesisht në kompani ndërtimi. Këto para më pas përfundonin në blerjeve të pasurive të paluajtshme, investime në ndërtim dhe hoteleri. SPAK thotë se është kërkuar masa e arrestit në burg për 10 persona, por vetëm Florian Musai u gjet dhe përfundoui pas hekurave. Dy po kërkohen brenda vendit, ndërsa ka konfirmuar se shtatë të tjerë janë jashtë shtetit. Për të provuar akuzat për krim të organizuar në trafikun e drogës dhe për pastrimin e parave u kontrolluan 23 ambiente, shoqëri tregtare, shtëpi dhe persona. Kanë qenë të paktën 50 ton kokainë të trafikuara në pesë episode...