SPAK dërgon për gjykim anëtarët e grupit “Bajri”
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim katër persona të akuzuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera të rënda penale. Sipas SPAK, në Gjykatën e Posaçme janë dërguar për gjykim shtetasit Aleksandër Prendi, Franko Leka, Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani. Aleksandër Prendi akuzohet për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, si edhe për mbajtje pa leje të armëve luftarake. Ndërsa tre të pandehurit e tjerë akuzohen për sigurim të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjes, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Nga hetimet ka rezultuar se Izmir Sakicaj, Samuel Troshani dhe...
Burimi:
opinion.al