SPAK dërgon në gjyq 8 të pandehur për skemën e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit

SPAK dërgon në gjyq 8 të pandehur për skemën e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit

SPAK dërgon në gjyq 8 të pandehur për një skemë kriminale të falsifikimit dhe tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.235/1 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve: Aleksandër Laho, alias Rumi, i dënuar më parë, hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, e paekzekutuar, akuzuar për veprat penale: “Mashtrim”, me shumë se një herë, me pasoja të rënda, e kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të...