Sot seanca për Ilir Metën në GJKKO, Cakrani: Shpresojmë për një lajm të mirë
Po mbahet sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca e radhës gjyqësore për dosjen në ngarkim të ish presidentit Ilir Meta dhe të pandehurve të tjerë. Fillimisht po mbahet seanca për zëvendësimin e masës dhe mandej gjyqi në themel. Avokati i ish-Presidentit, Kujtim Cakrani, në një prononcim të shkurtër për median në hyrje të GJKKO tha se shpreson për një lajm të mirë sot. “Kemi zëvendësimin e masës tani, pastaj kemi themelin. Kështu që shpresoj të kemi një lajm të mirë sot. Se iu kam edhe ca borxhe juve”, tha Cakrani për gazetarët.
Burimi:
javanews.al