SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë/ AKSK paralajmëron shqiptarët për valën e re të mashtrimeve online

SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë/ AKSK paralajmëron shqiptarët për valën e re të mashtrimeve online

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka evidentuar një rritje të rasteve të mashtrimit kibernetik që synojnë klientët e bankave në Shqipëri, përmes metodave phishing dhe smishing. Sipas AKSK-së, autorët e këtyre skemave përdorin emrin, logon dhe elementë të identitetit vizual të institucioneve bankare për të dërguar mesazhe SMS ose email-e që paraqiten si komunikime zyrtare. Përmes këtyre mesazheve, përdoruesit orientohen të klikojnë në lidhje të dyshimta ose të japin të dhëna konfidenciale, me qëllim përfitimin e paautorizuar të informacionit bankar. Postimi i plotë: Kujdes nga tentativat e mashtrimit që përdorin identitetin e bankave Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka evidentuar një rritje të fushatave phishing dhe smishing që synojnë klientët e bankave në Shqipëri. Në këto raste, aktorë keqdashës përdorin emrin, logon dhe...