Skandali me 69 milionë lekët në Postën e Durrësit, gjykata lë në burg ish-drejtoreshën

Skandali me 69 milionë lekët në Postën e Durrësit, gjykata lë në burg ish-drejtoreshën

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, të arrestuara në kuadër të hetimeve për përvetësimin e 69 milionë lekëve të rinj. Siç raporton korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, gjykata vendosi “arrest në burg” për ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, ndërsa caktoi masën “arrest në shtëpi” për ish-shefen e financës, Valbona Duni, dhe ish-arkëtaren Paola Dana. Tre zyrtaret akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve, gjatë muajve prill dhe maj 2026 ato dyshohet se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj.Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.VENDIMI I PLOTËVendosi:1. Pranimin e...