Siguroi mjetet dhe kushtet për vrasjen e 2 personave, ekstradohet nga Franca 43-vjeçari

Siguroi mjetet dhe kushtet për vrasjen e 2 personave, ekstradohet nga Franca 43-vjeçari

Një person i akuzuar për sigurimin e mjeteve dhe kushteve për vrasjen e dy personave në Shqipëri është ekstraduar nga Franca. Bëhet fjalë për 43-vjeçarin A. S., pjesëtar i një grupi kriminal, i cili ishte arrestuar në Francë në vitin 2023, në kuadër të operacionit të koduar “Sete”. 43-vjeçarit, Gjykata e Durrësit, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Sipas hetimeve, shtetasi A. S., në bashkëpunim me persona të tjerë, pjesëtarë të grupit kriminal, kanë planifikuar vrasjen e dy shtetasve, duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk...