Siguria në burgje, kontrolle “blic” në Korçë dhe Pojskë, sekuestrohen sende të ndaluara

Siguria në burgje, kontrolle “blic” në Korçë dhe Pojskë, sekuestrohen sende të ndaluara

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) ka intensifikuar masat për garantimin e rendit në sistemin penitenciar, duke ndërmarrë një operacion të gjerë kontrollesh të befasishme në IEVP Korçë dhe IEVP Pojskë. Aksioni, i zhvilluar në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm, Adriatik Kupi, synon forcimin e disiplinës dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale brenda institucioneve. Operacioni u drejtua nga Drejtori i Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, dhe shënoi një bashkëpunim ndërinstitucional mes strukturave elitare të sigurisë. Forcat pjesëmarrëse në operacion ishin Forcat Operacionale dhe ato Speciale të DPB-së; grupe sigurie nga disa institucione penitenciare të vendit. Rezultatet e kontrolleve Gjatë inspektimeve të imtësishme në të gjitha ambientet e brendshme (qelitë dhe hapësirat e përbashkëta) si dhe ato të jashtme të dy burgjeve,...