Si u organizua vrasja e mafiozit në Greqi, zbulohet itinerari i autorëve, mes tyre dy shqiptarë

Si u organizua vrasja e mafiozit në Greqi, zbulohet itinerari i autorëve, mes tyre dy shqiptarë

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për ekzekutimin e mafiozit grek Giorgos Moschouris në zonën e Halandrit, ndërsa autoritetet greke kanë rindërtuar lëvizjet e grupit që dyshohet se organizoi atentatin. Sipas mediave greke, në qendër të hetimeve ndodhet një pajisje GPS e fshehur brenda një doreze kirurgjikale, e cila besohet se mund të përmbajë prova të rëndësishme për aktivitetin e organizatës kriminale. Hetuesit dyshojnë se anëtarët e grupit përdornin metoda të sofistikuara për të shmangur gjurmimin nga policia. Njëri prej të arrestuarve kishte me vete pesë telefona celularë të vendosur në ‘airplane mode’, si dhe dy routerë portativë, me qëllim shmangien e lokalizimit të sinjaleve telefonike. Pajisja GPS, sipas hetimeve, ishte fshehur brenda një doreze kirurgjikale për të mos lënë gjurmë gishtash apo materiale...