Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e menaxherit të lokalit në Shëngjin

Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e menaxherit të lokalit në Shëngjin

Një konflikt i momentit mes një grupi të rinjsh që ishin ulur në një lokal në rrugën e Kunes në Shëngjin dhe menaxherit të tij është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit, duke lënë të plagosur një të ri. Sipas të dhënave paraprake, mes disa të rinjve dhe menaxherit të lokalit ka pasur një debat, shkaqet e të cilit mbeten ende nën hetim. Konflikti ka vijuar me përleshje fizike dhe më pas situata ka dalë jashtë kontrollit, kur njëri prej të rinjve ka përdorur armën e zjarrit. Ai ka qëlluar në këmbë menaxherin Kristian Gjoni, rreth 30 vjeç, duke e lënë të plagosur dhe më pas janë larguar, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës, ku mësohet se është jashtë...