Si kryhej trafikimi i heroinës në Shqipëri dhe Danimarkë, metoda ‘speciale’ që përdorte grupi kriminal për të rritur fitimet

Si kryhej trafikimi i heroinës në Shqipëri dhe Danimarkë, metoda ‘speciale’ që përdorte grupi kriminal për të rritur fitimet

SPAK ka goditur sot një grup të strukturuar kriminal, i cili bënte rafik heroine në Shqipëri dhe Danimarkë. Sipas Prokurorisë së Posaçme në pranga janë vënë dy anëtarë të grupit, shtetasit me iniciale M. L., (alias G.,) dhe E. L. Hetimet lidhur me këtë procedim penal u realizuan në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë daneze dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH). Autoritetet daneze, në muajin gusht të vitit 2023 kanë regjistruar procedimin penal nr. 0100-71282-00102-23 – “Operacioni Bacchus”. Në hetim ishte një grup shtetasish shqiptarë dhe të huaj, të cilët në kuadër të grupit të strukturuar kriminal kanë zhvilluar aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit heroinë në Mbretërinë e Danimarkës. Kjo veprimtari është shtrirë nga 1 tetor 2023...