Shqiptari qëllon me armë zjarri pakistanezin në Athinë

Shqiptari qëllon me armë zjarri pakistanezin në Athinë

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan pasditen e së mërkurës në Patisia të Athinës. Në orën 18:30 të pasdites së sotme, një person hyri në një dyqan telefonash celularë në rrugën “Patision” dhe qëlloi pronarin e dyqanit, me origjinë pakistaneze, një herë në këmbë. Autori i krimit hipi më pas në një BMW gri që po e priste jashtë dhe në të cilën ndodheshin tre persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital. Pas një ndjekjeje nga policia, automjeti u gjet në rrugën “Tsounta”, në Bulevardin “Kifissou”, në rrugën për në Lamia. Atje, automjeti i dyshuar u përplas me tre ose katër automjete dhe u ndal plotësisht. Policia arrestoi tre persona me origjinë shqiptare në lidhje me...