“Revolucioni Flamingo”/ Gonxhja: Protesta humbi drejtimin që në ditët e para, kërkesa për dorëheqje ishte gabim
Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit Blendi Gonxhja ka komentuar protestat dhe situatën politike në vend. I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, ministri u shpreh se sistemi ka nevojë për përmirësime, por sipas tij, mënyra se si u konceptua lëvizja protestuese ishte e gabuar që në fillim. Ministri nënvizoi se protesta humbi fokusin që në ditën e parë, pasi krahas kërkesave konkrete vendosi si kusht edhe dorëheqjen e kryeministrit. Gonxhja tha se mazhoranca është e vetëdijshme se ka vend për korrigjime dhe se çdo problem që shfaqet duhet adresuar. Pjesë nga biseda: Borakaj: A zhbëhet ky sistem? Gonxhja: Nuk mund të jemi ashpër me veten time apo me ne vetë, me mazhorancën. Di që ka përfundimisht vend për korrigjim. Ky është...
Burimi:
vizionplus.tv