EMRAT/ Aksident i rëndë, humb jetën një person, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit tjetër
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në një aks rural që lidh fshatin Bilaj me pjesën tjetër të zonës në Fushe Kruje. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete, një ‘Volkswagen’ me drejtues Viktor Dodën dhe një ‘Benz’ që drejtohej nga Kristjan Laska, janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje Viktor Doda, banor i fshatit Bilaj. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’, Kristjan Laska, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake të policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte automjeti ‘Benz’. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për...
Burimi:
syri.net