Shqiptari plagos pakistanezin në mes të Athinës, në makinë me 3 shokë
Të shtëna me armë zjarri u rregjistruan pasditen e së mërkurës, 27 maj, në Patisia të Athinës. Konkretisht, në orën 18.30 të pasdites së sotme, një person hyri në një dyqan telefonash celularë në rrugën “Patision” dhe qëlloi pronarin e dyqanit, me origjinë pakistaneze, një herë në këmbë. Autori i krimit hipi më pas në një BMW gri që po e priste jashtë dhe në të cilën ndodheshin tre persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital. Pas një ndjekjeje nga policia, automjeti u gjet në rrugën “Tsounta” në Bulevardin “Kifissou”, në rrugën për në Lamia. Atje, automjeti i dyshuar u përplas me tre ose katër automjete dhe u ndal plotësisht. Policia arrestoi tre persona me origjinë shqiptare në...
Burimi:
syri.net