Shqipëri-Kosovë, polici e përbashkët në rrugë gjatë verës 2026! Nënshkruhet marrëveshja për sigurinë rrugore dhe menaxhimin e fluksit turistik

Shqipëri-Kosovë, polici e përbashkët në rrugë gjatë verës 2026! Nënshkruhet marrëveshja për sigurinë rrugore dhe menaxhimin e fluksit turistik

Marrëveshja, e cila është dëshmia e radhës e bashkëpunimit vëllazëror ndërmjet dy policive, ka në bazë fluksin e lartë të përvitshëm të shtetasve dhe mjeteve nga Kosova gjatë sezonit veror, si dhe lëvizjen intensive në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë. Ky akt bashkëpunimi synon të vendosë në qendër të policimit rrugor teknologjinë dhe të shmangë ndalimet e automjeteve pa shkak. Gjithashtu, marrëveshja synon të intensifikojë angazhimin e përbashkët të efektivëve të të dyja policive për parandalimin e aksidenteve rrugore, konstatimin e shkeljeve rrugore, menaxhimin e flukseve të lëvizjes, shmangien e trafikut, goditjen e krimeve ndërkufitare dhe rritjen e vigjilencës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale. Hita, gjatë fjalës së tij, vlerësoi lart partneritetin me Policinë e Kosovës dhe theksoi se kjo qasje bashkëpunimi, pa barriera,...