Shpërthimi në kasollën e bagëtive në Tepelenë, nis hetimi për një nga të plagosurit
Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21 prillit në fshatin Mamaj, Tepelenë, ku dy të rinj mbetën të plagosur për shkak të një shpërthimi pranë banesës së një prej tyre. Sipas njoftimit të uniformave blu, ka nisur hetimi për 29-vjeçarin, shtetasi Xh.S., i cili dhe mbeti i lënduar, për shkka se ai mbante fitili zjarrpërcjellës dhe municion luftarak. Këto u gjendën në magazinën pranë banesës së tij, ku dhe ndodhi shpërthimi të martën. “Tepelenë/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 21.04.2026, për dëmtimin e 2 shtetasve, nga shpërthimi i një lënde plasëse, afër një banese, në fshatin Mamaj, Tepelenë, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në...
Burimi:
javanews.al