Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, rreth orës 03:45, në lagjen “Pavarësia 3”, në derën e një lokali në pronësi të shtetasit G.P., është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.