Shpërthim me tritol në Krujë, detajet e para

Shpërthim me tritol në Krujë, detajet e para

Një shpërthim tritoli është shënuar në Krujë. Lënda plasëse ishte vendosur tek një automjet. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie ku duket autori i cili pasi ka vendosur lëndën plasëse është larguar me këmbë. Ai ka veshur rroba të errëta që të mos identifikohet nga kamerat. Sasi e tritolit ka qënë e vogël. Policia dyshon se lënda plasëse është vendosur si paralajmërim për pronarin e mjetit. Shkak dyshohet konfliktet për pronësinë.