Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohen 7 persona në Laç
Policia ka njoftuar arrestimin e 7 personave që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave në Laç. Gjithashtu, gjatë operacionit, u zbulua një lokal ku organizoheshin lojëra fati në kundërshtim me ligjin. Për këtë rast, u arrestua pronari i lokalit, babai i 2 prej shtetasve të arrestuar, i cili nuk e kishte regjistruar subjektin dhe punonjësit, në organet kompetente. Njoftimi i plotë: Finalizohet operacioni i koduar “Perimetri 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Arrestohen 7 shtetas. Sekuestrohen lëndë narkotike Cannabis Sativa, 6 automjete, celularë dhe 7 pajisje të ndryshme elektronike për lojëra fati. Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike shpërndahej në zona të ndryshme në qytetin e Laçit, në disa raste edhe afër...
Burimi:
opinion.al