Shpërndanin lëndë narkotike në plazh, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Shpërndanin lëndë narkotike në plazh, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë pas kapjes në flagrancë në kohën që shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit. Burimet policore bëjnë me dije se janë sekuestruar mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, shuma parash si dhe 3 telefona Njoftimi i policisë: Durrës Finalizohet operacioni i koduar “The Hill 2”. Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Sekuestrohen mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara për shitje, shuma parash, S-2 armë të ftohta dhe 3 celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në DVP Durrës, bazuar në...