Shpërndanin drogë në zonën e plazhit në Durrës, arrestohen dy të rinj, sekuestrohen dozat me kokainë dhe kanabis
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “The Hill 2”. Gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në fshatin Rrashbull, dhe u arrestuan shtetasit Detar Rama 33 vjeç, dhe dhe Kadri Xhani 27 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në mbi 100 doza,...
Burimi:
vizionplus.tv