Shoqërimet pas incidenteve te Kuvendi, protestuesit mblidhen para Komisariatit nr.1 në Tiranë
Pas shoqërimit në Polici të gjashtë protestuesve, mes të cilëve edhe Dritan Goxhaj, disa protestues të tjerë u mblodhën para Komisariatit nr.1 të Policisë së Tiranës, për të kërkuar lirimin e tyre. ‘Lironi çunat’ dhe ‘polici bespreme’ ishin disa nga thirrjet kryesore të protestuesve, që kërkonin para Komisariatit nr.1 në Tiranë lirimin e protestuesve të tjerë. Më herët, po me të njëjtën kërkesë për lirimin e të shoqëruarve, protestuesit u mblodhën para Drejtorisë së Policisë të Tiranës.
Burimi:
javanews.al