Shoqërimet gjatë protestës, Avokati i Popullit: Kemi nisur verifikimet. S’ka asnjë ankesë për dhunë në qeli

Shoqërimet gjatë protestës, Avokati i Popullit: Kemi nisur verifikimet. S’ka asnjë ankesë për dhunë në qeli

Avokati i Popullit ka bërë me dije se po verifikon ankesat për dhunë gjatë protestës së zhvilluar të enjten, ku u shoqëruan disa persona. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Avokati i Popullit thotë se janë administruar 10 ankesa zyrtare për tejkalim të forcës gjatë ndalimit apo shoqërimit nga ana e punonjësve të policisë, të cilat po verifikohen. Sipas institucionit, ditën e enjte është kontaktuar me personat e arrestuar, ndërsa ekipet kanë qenë të pranishme në komisariatet 1, 2, 3 dhe 4 të Tiranës si dhe në Spitalin e Traumës, ku janë intervistuar personat e ndaluar dhe të lënduar dhe është administruar informacioni i nevojshëm. Ditën e premte, Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës ka zhvilluar verifikime në Bllokun e Sigurisë në Tiranë, ku janë intervistuar...