Shoferët e moshës 25-30 vjeç janë më agresivët në rrugë

Shoferët e moshës 25-30 vjeç janë më agresivët në rrugë

Shoferët agresivë në rrugët e kryeqytetit vijojnë të mbeten një shqetësim për Policinë Rrugore të Tiranës, për shkak të rrezikut që paraqesin gjatë drejtimit të automjeteve. Tv Klan ndoqi nga afër punën e efektivëve të rrugores, e cila javët e fundit ka shtuar kontrollet, me fokus kryesisht ndaj kësaj kategorie drejtuesish. Për këtë arsye, u ndalëm në një prej pikave të kontrollit të organizuara pranë sheshit “Nënë Tereza”. “Nga ana e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve është hartuar një plan masash me qëllimin e evidentimit të shoferëve agresivë për të shmangur aksidentet me pasoja. Shkeljet më të shumta të konstatuara janë përdorimi i pijeve alkoolike dhe e substancave narkotike. Shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimet e gabuara...