Shkodër, lëndë plasëse në një automjet, ja informacionet paraprake

Shkodër, lëndë plasëse në një automjet, ja informacionet paraprake

Sot, rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Gimaj në Shkodër, dyshohet se në automjetin në pronësi të shtetasit L. F. është vendosur një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.