Shkatërruan makinat dhe dhunuan policët, 8 të arrestuar për protestën te Kuvendi (EMRAT)

Shkatërruan makinat dhe dhunuan policët, 8 të arrestuar për protestën te Kuvendi (EMRAT)

23 protestues u shoqëruan për dhunën në protestën te Kuvendi që përfundoi në sulme me gurë ndaj forcave blu, përfshirë shkatërrimin e një makine të policisë. Pas përfundimit të procedurave dhe këqyrjes së provave nga ana e policisë, përfshirë pamje filmike nga protesta, 8 prej të shoqëruarve, iu komunikua arresti, përfshirë një prej organizatorëve, Gent Progni. Brenda 72 orëve, ata do të dalin para gjykatës për vlerësimin e arrestit. Të arrestuarit: Besard Kajmi Aristotel Elezaj Gentjan Progni Durim Bami Kujtim Pervataj Romario Dushi Ardit Ymaj Niko Qarkaj Sipas të dhënave nga Spitali Universitar i Traumës, gjatë ditës së sotme morën trajtim mjekësor 14 efektivë policie dhe 2 protestues. Nga efektivët e lënduar, 4 vijojnë të marrin trajtim mjekësor, ndërsa pjesa tjetër, së bashku me protestuesit,...