Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në parkimin e “Syrit të Kaltër”, duke lënë të plagosur administratorin e një subjekti që jep biçikleta me qira. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të së dielës, ndërsa Salla Operative e Komisariatit të Sarandës u njoftua për një konflikt në zonën e parkimit të parkut natyror. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë, të cilat shoqëruan në komisariat të gjithë personat e përfshirë. Nga hetimet paraprake rezulton se gjatë konfliktit, shtetasi A. H., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka goditur me sende të forta administratorin e subjektit, A. L., 27 vjeç, i cili ka pësuar fraktura. I riu ndodhet në spital dhe, sipas...