Sherr në Kamëz në lokal, pezullohen dy policë pas dyshimeve për mosveprim në konfliktin ku u përfshi edhe efektiv i FNSH-së
Një sherr i nisur në një lokal në Kamëz mbrëmjen e së hënës ka sjellë pezullimin nga detyra të dy punonjësve të policisë, nën dyshimet për mosveprim. Protagonist në këtë ngjarje është edhe një efektiv i FNSH-së, i cili ndërhyri për të shuar konfliktin, ku ishte i përfshirë një prej shokëve të tij, me të cilin po konsumonte kafe. Mësohet se efektivi i FNSH-së, i cili ndodhej jashtë shërbimit, ishte në lokal me dy persona të tjerë. Në ambientet e lokalit kanë hyrë disa persona, të cilët janë konfliktuar fizikisht me një prej personave që ndodhej në tavolinë me efektivin. Punonjësi i policisë ka ndërhyrë për t’i ndarë, ndërsa policia është njoftuar nga dëshmitarë okularë. Rasti është trajtuar nga hetuesit si konflikt banal, ndërsa dy oficerë të Policisë...
Burimi:
javanews.al