“Do t’ju shuaj si familje”/ Vrau prinderit e ish te fejuares dhe veten, Rozalinda zbulon biseden me Refit Buzin

“Do t’ju shuaj si familje”/ Vrau prinderit e ish te fejuares dhe veten, Rozalinda zbulon biseden me Refit Buzin

Detaje tronditëse dalin nga dosja hetimore për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fier në muajin korrik, ku Refit Buzi vrau me armë zjarri prindërit e ish-të fejuarës së tij dhe më pas e mori atë peng për disa orë, përpara se të vriste veten. Sipas dosjes së Prokurorisë, të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, konflikti mes çiftit kishte nisur pas ndarjes së tyre, ndërsa Buzi kishte insistuar vazhdimisht për rikthimin e marrëdhënies, pavarësisht refuzimit të 23-vjeçares. E reja e kishte denoncuar më herët për përndjekje dhe ndaj tij ishte vendosur një Urdhër Mbrojtjeje. Buzi kishte vuajtur edhe disa muaj burg, por sipas hetimeve, menjëherë pas daljes nga qelia, më 19 mars, ai kishte nisur sërish kontaktet me ish-partneren. Në kallëzimin e saj të 22...