Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen e një 60-vjeçari. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 21:50 në lagjen “Mollaj”, dy shtetas, Meklan Meçe, rreth 25 vjeç, dhe Rrapush Memolla, rreth 60 vjeç, janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, dyshohet se janë përdorur mjete prerëse. Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa 25-vjeçari është dëmtuar lehtë në dorë. Policia ka reaguar menjëherë pas njoftimit dhe ka mbërritur në vendngjarje, ku falë veprimeve të shpejta operacionale është bërë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe...
Burimi:
opinion.al