Sherr me thika e mjete të forta në Tiranë, pranga tre personave, Policia zbardh ngjarjen
Tre persona u arrestuan, një u procedua dhe një tjetër u shpall në kërkim, në lidhje me konfliktin me mjete të forta dhe me thikë të ndodhur dje hyrjen e një parkimi të një pallati, në rrugën “Frosina Plaku”. “Blutë” e Tiranës bëjnë me dije se konflikti që përfundoi me plagosje nisi për motive të dobëta. “Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në hyrjen e një parkimi të një pallati, në rrugën “Frosina Plaku”, disa shtetas ishin konfliktuar me sende të forta dhe njëri prej tyre kishte përdorur mjet prerës, organizoi menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u...
Burimi:
javanews.al