Shëngjin/ Aksident në zonën e Kënallës, tre persona përfundojnë në spital
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Kënallës në Shëngjin, ku janë përfshirë dy automjete, një mjet tip ‘Audi’ me drejtues shtetasin Alert Lleshi dhe një tjetër mjet me drejtues Arben Lazri, në të cilin udhëtonte edhe mbesa e tij, Marsela Pjetri. Si pasojë e përplasjes, të tre shtetasit janë dërguar në spital për kontrolle mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Burimi:
syri.net