Selaniku jep dritën jeshile/ Ilir Shtufi pritet të kthehet në Shqipëri

Selaniku jep dritën jeshile/ Ilir Shtufi pritet të kthehet në Shqipëri

Gjykata e Selanikut ka vendosur të lejojë ekstradimin drejt Shqipërisë të Ilir Shtufit, person i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Sipas të dhënave të bëra publike, vendimi i gjykatës greke i hap rrugën procedurave të mëtejshme për transferimin e tij drejt autoriteteve shqiptare, të cilat e kërkojnë për përballje me procesin penal. Shtufi ishte shpallur në kërkim nga SPAK, ndërsa autoritetet shqiptare kishin nisur procedurat për ekstradimin e tij pasi ai u lokalizua dhe u ndalua në Greqi. Tashmë pritet zbatimi i procedurave ligjore dhe administrative për realizimin e ekstradimit, ndërsa çështja do të vijojë të ndiqet nga institucionet shqiptare.