Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë/ Gjykata e Durrësit jep masa e sigurisë për 12 personat e ASHK-së
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u caktuan masa sigurimi ‘Arrest në burg’, ‘Arrest në shtëpi’ dhe ‘Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ për 12 shtetas nën hetim për veprën penale të ‘Mashtrimit’, ‘Shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga nenet 143, 186, 248 dhe 287 të Kodit Penal. Hetmet mbi procedimin penal nr.582 të vitit 2022, nisën kryesisht, pasi në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Durrës, janë konstatuar problematika nga inventarizimi i regjistrave hipotekore duke krijuar dyshime për falsifikimin e tyre. Nga ana e organit procedues u arrit të provohet mekanizmi i falsifikimit dhe përvetësimit të pasurive me qëllim përfitimin material në 6 raste në zonën...
Burimi:
syri.net