Sekuestrohen 19,000 euro të padeklaruara në Portin e Durrësit
Dogana e Durrësit në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit kanë sekuestruar 19,000 euro të padeklaruara. Mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrolleve të ushtruara në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë, përpara imbarkimit në linjën Durrës-Bari, shërbimet doganore konstatuan dhe sekuestruan një shumë prej 19,000 eurosh të padeklaruara. Rasti është referuar pranë organeve kompetente për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa kontrollet në terren vijojnë pa ndërprerje, me qëllim garantimin e zbatimit të plotë të legjislacionit doganor dhe luftën ndaj çdo tentative abuzive në kufi.
Burimi:
javanews.al