Rrugët e përgjakura të Shqipërisë/ Aksidentet shënuan rritje në periudhën janar-prill
Aksidentet rrugore shënuan rritje të lehtë në katër muajt e parë të vitit, ndërsa të dhënat e prillit tregojnë se sjellja e drejtuesve të mjeteve mbetet faktori kryesor pas aksidenteve në trafik. Të dhënat zyrtare të raportuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në muajin prill 2026 u regjistruan 132 aksidente rrugore, ku 194 persona mbetën të aksidentuar, të vrarë ose të plagosur. Gjatë periudhës janar-prill 2026, numri i aksidenteve rrugore u rrit me 0,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas raportit, 89,4% e aksidenteve të regjistruara në prill ndodhën si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha 25-34 vjeç paraqiti numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 27,3% të totalit të rasteve të regjistruara në këtë periudhë....
Burimi:
syri.net