Rindërtimi/ Qeveria ndryshon buxhetin dhe shton fondet për infrastrukturën në 9 bashki
Qeveria shqiptare ka miratuar një amendim të rëndësishëm në akordimin e fondeve të rindërtimit, duke prekur financimin e ndërtimit dhe rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar pas tërmetit të vitit 2019. Përmes një vendimi të fundit të Këshillit të Ministrave, ekzekutivi ka bërë një rialokim të buxhetit të vitit 2026, duke kaluar një pjesë të konsiderueshme të fondeve në dispozicion të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH). Vendimi, i cili vjen me propozim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, bazohet në aktin normativ për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore dhe në ligjin e buxhetit të shtetit për vitin 2026. Rishpërndarja e financimeve dhe ulja e zërit ekzistues Ndryshimi i miratuar prek drejtpërdrejt Vendimin origjinal të Qeverisë (VKM Nr. 307,...
Burimi:
javanews.al