Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Pavarësisht se u deklarua se zjarret në Mallakastër ishin shuar, një tjetër vatër shpërtheu pasditen e sotme. Situatë kritike është shfaqur teksa flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar banesat në fshatin Koilac. Për shkak të avancimit të zjarrit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për evakuimin e disa familjeve nga zona e rrezikuar. “Në terren janë angazhuar efektivë të Komisariatit të Policisë Mallakastër, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, forcat zjarrfikëse, Forcat Kombëtare të Sigurisë, strukturat e emergjencave civile dhe ekipe të tjera të angazhuara për përballimin e situatës”, thanë autoritetet vendore. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. Deri tani, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe me bimësi, ndërsa rreziku mbetet i lartë për banesat...