Reuters: Artur Shehu dyshohet se falsifikoi dokumentet e tokës
Një biznesmen shqiptar me banim në Miami, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për dyshime për pastrim parash të përfituara nga trafiku i drogës, akuzohet gjithashtu se ka falsifikuar dokumentet e pronësisë së tokës ku parashikohet të ndërtohet resorti shumë miliardë dollarësh i mbështetur nga Jared Kushner. Kështu shkruan agjencia ndërkombëtare Reuters, e cila thotë se ka shqyrtuar dosjet hetimore të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Bëhet fjalë për biznesmenin Artur Shehu, i cili, sipas SPAK, dyshohet se së bashku me bashkëpunëtorë ka trafikuar kokainë nga Amerika e Jugut drejt porteve europiane dhe ka pastruar të ardhurat përmes investimeve në pasuri të paluajtshme, duke përdorur dokumente të falsifikuara pronësie. Avokati i Shehut, Kujtim Cakrani, i mohoi kategorikisht akuzat, duke deklaruar se klienti i tij nuk është as...
Burimi:
ntv.al