Rasti Baki Goxhaj/ Avokati i Popullit kërkon trajtim dhe siguri nga autoritetet izraelite
Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë, Endrit Shabani, ka reaguar pas ndalimit të shtetasit shqiptar Baki Goxhaj nga autoritetet izraelite gjatë ndërhyrjes ndaj nismës humanitare “Global Sumud Flotilla”, që synonte dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës. Përmes një komunikimi zyrtar, Shabani bëri të ditur se ka kontaktuar homologun e tij izraelit, Matanyahu Englman, duke kërkuar garanci të plota për respektimin e të drejtave, integritetit fizik dhe trajtimit të qytetarit shqiptar. Sipas Avokatit të Popullit, mbrojtja e të drejtave të shtetasve shqiptarë përbën një detyrim kushtetues, ndërsa çështja po ndiqet edhe në kuadër të rolit të tij si President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM). Shabani shprehu besimin se autoritetet izraelite do të angazhohen për të garantuar trajtim dinjitoz ndaj Goxhajt,...
Burimi:
javanews.al